
Arrestohet një person për kontaminim të ujit në Kamenicë
28 gusht 2019
| 17:44
Një person është arrestuar nga policia në Kamenicë nën dyshimin se ka kontaminuar ujin në një zonë në këtë komunë.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani i cili ka treguar se prej dje me rastin është duke u marrë prokuroria.
“Dje është arrestuar një i dyshuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Hashani për “klankosova.tv”.
Rasti për kontaminim të ujit të pijshëm në Kamenicë është paraqitur në polici dy ditë më parë.