Arrestohet një person për sulm në Ferizaj

10 janar 2023 | 10:37

Dje në orën 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K (M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A (F/K) e moshës 18-vjeçare.

Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulmi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar…