Arrestohet një person për vjedhje
Mbrëmë rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar më 19.03.2019.
Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arritur që nga aty të marrë një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.
Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar.