
Arrestohet një person, tentoi t’i kontrabandonte 19 persona për në Kosovë
13 tetor 2019
| 15:10
Një i dyshuar është arrestuar dje në pikë kalimin kufitar në Vërmicë pasi në automjetin e tij janë gjetur 19 persona, shtetas të huaj.
Sipas policisë këta persona ishin duke kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.