Arrestohet një polic për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.
Siç ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një komunikate për medie, hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë kontaktuar me viktimën e këtij rasti dhe pas verifikimit të informacioneve, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq ndaj zyrtarit të dyshuar është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (15.08.2018) me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, është thënë në njoftimin IPK-së.
PK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit ndaj zyrtarit policor të arrestuar.