Arrestohet një serb, hyri legalisht në Kosovë

08 dhjetor 2021 | 11:12

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë.

Arrestimi ndodhi paraditen e së martës në fshatin Postenjë të komunës së Leposaviqit.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se “Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës”.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, di gjithmonë si të…