Arrestohet një serb në Leposaviq, lëvizte me dy identitete
Policia e Kosovës, ka arrestuar një qytetar serb në Leposaviq, nën dyshimin për “vjedhje të identitetit”.
Sipas policisë i arrestuari në letërnjoftimin e Serbisë ai kishte identitete të ndryshme në letërnjoftimin e Serbisë dhe atë të Kosovës.
“Dyshohet se i arrestuari ka dy identitete të ndryshme, njërin emër dhe mbiemër në letërnjoftim serb dhe tjetrin në atë të Kosovës. Policia më herët kishte informacione që tregonin për vjedhje të identitetit”.Arrestimi ka ndodhur sot në rrugën për në Leposaviq”, ka bërë të ditur për teve1.info zëvendësdrejtori Veton Elshani.
Ai ka thënë se pas arrestimit është bastisur banesa e të dyshuarit në rrugën Vlade Ćetkoviq në Mitrovicë, gjatë së cilës është konfiskuar materiali dëshmues.
I dyshuari është ndaluar deri në 48 orë.