Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

13 qershor 2023 | 13:12

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan. Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq- “Llune”.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se Milenkoviqi i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale.

Ai ka thënë se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë dy zyrtarë policorë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, ka thënë Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë nën diktatin…