Arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH, akuzohet për vrasje
31 janar 2021
| 22:41
Policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e FNSH, Ylli Ceka, i cili 10 vjet më parë vrau shtetasin Edvin Vogli.
Ish-efektivi i FNSH në Tiranë ishte shpallur në kërkim, që më 11 dhjetor 2010.
Ai u kap këtë të diel nga policia e Shkodrës teksa po lëvizte me një mjet në lagjen “Sarreq” në Shkodër.