Arrestohet pasi që sulmon fizikisht ish gruan e tij
21 shtator 2018
| 11:08
Të enjten pas mesnatës është arrestuar një burrë në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.
Sipas një raporti të policisë, pas sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas marrjes në pyetje nga policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
/Epoka e re/