![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_3299.jpeg)
Arrestohet për kultivim kanabisi, por në banesë kishte një arsenal armësh
18 shtator 2023
| 10:34
Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të hënë 68-vjeçarin Gjon Marashi për kultivim të lëndëve narkotike si dhe për fshehjen e tritolit në banesë.
Marashi kishte mbjellë rreth 120 bimë kanabisi, ndërsa në banesë kishte fshehur 1 automatik, 31 kallëpe tritol, 110 metër fitil zjarrpërcjellës si dhe 18 granata.
Ai u kap në flagrancë nga blutë e Shkodrës, teksa po kujdesej për kanabisin që kishte kultivuar pranë banesës së tij në Shkodër.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.