Arrestohet personi që dyshohet se i kërkoi haraç hoxhës së Gjilan

09 gusht 2018 | 22:57

Studiuesi i shkencave Islame, Mustafa Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka marrë një kërcënim të rëndë.

Ai ka treguar se një fytyrë e njohur publike në vend i ka kërkuar atij haraç, në të kundërtën do të ndodhë tragjedi. Hoxha thotë se ia kërkuan 35 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.

Hashani,  po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj Mustafa Bajramit.

“Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për “KALLXO.com”.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Sot gjatë ditës, Mustafa Bajrami njoftoi përmes profilit të tij në “Facebook” se dikush i ka kërkuar haraç 35 mijë euro, ose do t’i shkonte koka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri zyrtar i viktimave që uragani Maria la pas në…