Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati
19 dhjetor 2018
| 11:10
Kalimtarët u shtynë t’i mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë. Ngjarja ndodhi në një lagje punëtorësh në Hong Kong dhe personi që i hodhi paratë u arrestua nga policia për prishje të rendit.
Ai quhet Uong Çing-kit, është 24 vjeç dhe njihet si “Mjeshtër Monedhash Virtuale”, pasi ka një kompani që reklamon monedhat digjitale si “Bitkoin”.