Arrestohet personi që kërcënoi Muhaxherin
03 prill 2020
| 22:54
Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit.
Lajmin për “Klankosova.tv”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.
Kanosja është bërë në muajin mars.