Arrestohet personi që mbrëmë kërcënoi presidentin Thaçi

27 mars 2020 | 10:04

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me datë 26. 03. 2020, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policorë kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar (K. P., 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç’rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, në…