Arrestohet personi që shantazhoi një grua me publikim të fotove dhe videove intime

06 shtator 2023 | 08:31

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kërkuar para nga një grua, duke e shantazhuar se do t’i publikojë fotografi dhe video intime.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 05.09.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe videoincizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…