Arrestohet polici i Kosovës, IPK-ja thotë se u rrah me një qytetar në një lokal nate

16 nëntor 2024 | 18:36

Një polic është  arrestuar dhe pritet të suspendohet nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke qenë jashtë detyrës zyrtare.

Në njoftim thuhet se rrahja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ranillug të Gjilanit në orët e natës.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur nje rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare )”, tha IPK-ja.

Tutje në kumtesë bëhet e ditur se dy të përfshirët janë arrestuar, ndërsa nga përleshja kanë pësuar lëndime.

“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me…