Arrestohet polici kufitar në Angli, ishte edhe vetë emigrant i paligjshëm

29 dhjetor 2022 | 20:15

Një zyrtar që punon për Forcën Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar është arrestuar me dyshimin se ka qenë edhe vetë një emigrant ilegal.

Burri u vu në pranga ndërsa punonte për agjencinë e Home Office përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Shefat e tij mësohet se kanë vepruar shpejt sapo u ngritën dyshime për statusin e punonjësit të Forcës Kufitare, raporton The Sun.

Rasti shfaqet teksa qeveria përpiqet të frenojë emigracionin e paligjshëm, me 45,000 kalime në varka të vogla këtë vit.

I dyshuari mësohet të jetë rreth të 30-ave dhe mbërriti në Britaninë e Madhe rreth 20 vjet më parë nga Ballkani.

Pretendohet se ai ka gënjyer në dokumentet për origjinën e tij në mënyrë që t’i jepet e drejta për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më vonë ka vazhduar të punojë për Home Office.

Sipas mediat britanike, gjatë viteve 1990 shumë shqiptarë deklaronin se ishin nga Kosova me qëllim që të fitonin azil në Britani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte bota e futbollit është në zi. Legjenda braziliane e…