Arrestohet pronari i restorantit ku u helmuan 22 persona
30 gusht 2019
| 09:46
Pronari i një restoranti në Gjilan është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Shkak për arrestimin e tij është bërë helmimi i 22 personave, të cilët të hënën në mëngjes u ushqyen në restorantin e tij.
“Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.
Me urdhër të prokurorit, pronari i restorantit është dërguar në mbajtje.