Arrestohet punonjësi i ARC-së, i dha identitet të rrejshëm një të kërkuari nga Interpoli
Është arrestuar një punonjës i Agjencisë për Regjistrim Civil në MPB për shkak se dyshohet se i ka dhënë identitet të rrejshëm një personi që ishte i kërkuar nga Interpoli, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 15.10.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punonjës zyrtar në Agjensionin për Regjistrim Civil në MPB për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në rastin e regjistrimit në sistemin elektronik të gjendjes civile të një personi të kërkuar nga Interpoli të cilit ia ka mundësuar dhënien e identitetit të rrejshëm i cili më pas i është shmangur ndjekjes nga organet e rendit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.