Arrestohet qytetari i dehur që sulmoi babanë e tij në Gjakovë

07 tetor 2022 | 12:10

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Gjakovë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të…