Arrestohet Remzi Shala, kishte refuzuar t’i përgjigjet Gjykatës Speciale
24 maj 2019
| 12:11
Është arrestuar Remzi Shala, i cili muaj më parë ishte ftuar nga Gjykata Speciale.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar avokati i tij, Natal Bullakaj, duke thënë se njoftimin e ka marrë nga kryetarja e trupit gjykues.
“Unë informatën e kam pranuar sot nga kryetarja e trupit gjykues. Ajo më ka njoftuar se pala është arrestuar dhe në orën 14:00 do të paraqitet në seancë”, ka thënë Bullakaj.
Kujtojmë personi në fjalë i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, është ftuar nga Gjykata Speciale gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Mirëpo i njëjti ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet asaj thirrje duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.