Arrestohet reperi Fetty Wap
04 shtator 2019
| 11:01
Reperi Fetty Wap është arrestuar në Las Vegas pas një incidenti me një shërbyes makinash në hotelin “Mirage” dhe “Kazino”. Sipas “TMZ”-së, reperi 28-vjeçar dyshohet se e ka grushtuar personin tri herë pasi ata kishin një mosmarrëveshje.
Një punonjës i hotelit është raportuar se e ka mbajtur reperin derisa ka arritur policia.
Ai është arrestuar për tri akuza, por më vonë është liruar. Deri më tani Fetty Wap nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin.