Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në veri të vendit, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së policisë, ku dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin me targa RKS.
“Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale ‘Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘Vrasje në tentativë’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në dy ditët e fundit në veri të vendit janë djegur pesë vetura me targa RKS dhe një veturë me targa ilegale.