Arrestohet serbi që e kërcënoi me vrasje ambasadorin amerikan, Christopher Hill
12 tetor 2023
| 18:22
Një 50-vjeçar është arrestuar sot në Beograd nëm dyshimet për kërcënimin me vrasjen të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Siç raporton Blic.rs., kjo është konfirmuar nga kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq.
I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”
Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”.