Arrestohet shqiptari në Greqi, u kap me drogë me vlerë 300 mijë euro

10 dhjetor 2022 | 22:37

Policia greke ka sekuestruar një sasi kokaine dhe kanabisi, me vlerë mbi 300 mijë euro në Selanik.

Mediet vendase raportojnë se në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar shqiptar.

Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk bëhet i ditur dhe sipas njoftimit të autoriteteve, atij iu gjetën gati 3.5 kg kokainë dhe 19 kg kanabis, njofton Eujronews.al.

Nga hetimet rezultoi se shqiptari lëndën narkotike e kishte fshehur në një banesë që e përdorte si “depo”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit të Katarit, pasi…