Arrestohet shqiptari në Spanjë, kultivonte kanabis në një banesë me kate nën tokë
25 shtator 2024
| 08:17
Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u zbulua se kishte kultivuar rreth 2500 rrënjë kanabisi.
Pasi Garda Civile ishte informuar se në një zonë të Jumilla-s ndodhej një shtëpi me kate nëntokë ku kultivohej lënda narkotike dhe me nisjen e operacionit, ranë në gjurmët e shqiptarit.
Sipas medieve të huaja, gjatë kontrollit policia sekuestroi bimët e kanabis-it, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.