Arrestohet shqiptari shef i kuzhinës në Londër, i dyshuar si importues kokaine të klasit A
Gjatë një operacioni anti-drogë në Londër janë arrestuar tetë persona, mes tyre edhe një shef kuzhine shqiptar të dyshuar se importonin sasi të mëdha kokaine.
Detektivët e Met Specialist Crime Command dhe National Crime Agency , raporton Top Channel, duke iu referuar komunikatës për mediat arrestuan Ermal Shtrezi 39 vjeç, banues në Lyndhurst Road, N22.
Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës me profesion shef kuzhine, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.
Pjesa tjetër e të arrestuarve – Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, William Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë shtetas britanik.
Për llogari të këtij hetimi u kontrolluan dy ambiente që përdoreshin për qëllime komerciale dhe disa adresa.
Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës. /TopChannel/