Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin ‘Adem Jashari’

27 mars 2022 | 11:09

Është arrestuar një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se është prezantuar me pasaportë të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se pasaporta është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezantuar një pasaportë të huaj e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në…