Arrestohet ‘Sulltani i monedhave’
06 korrik 2018
| 11:42
Policia iraniane ka arrestuar një burrë, për të cilin thonë se kanë grumbulluar dy ton monedha ari për ta manipuluar tregun lokal.
Shefi i policisë së Teheranit, gjeneral Hossein Rahimi, ka thënë se 58-vjeçari i paidentifikuar kishte përdorur bashkëpunëtorët për të mbledhur rreth 250 000 monedha gjatë 10 muajve të fundit. Ai e quajti atë “Sulltan i monedhave”.