Arrestohet zyrtari i ministrisë që kërkoi dhe pranoi ryshfet nga bizneset aplikuese për subvencione
11 janar 2022
| 18:37
Policia e Kosovës njofton se sot e ka arrestuar në flagrancë një person i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve, të ndara nga ministria përkatëse.
Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti u ndalua për 48 orë.