Arrestohet zyrtari në komunën e Vitisë për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

20 shtator 2022 | 08:29

Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vitisë është arrestuar nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, zyrtari dyshohet se duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërgyar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/KK/Viti 19.09.2022  – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 kanë nënshkruar një…