Arrestohet zyrtarja e një kompanie të sigurimit, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm mijëra euro
29 shtator 2024
| 08:56
Një grua është arrestuar më 25 shtator.
Ajo dyshohet se në cilësinë e zyrtares së një kompanie private të sigurimit ka përfituar kundërligjshëm dhjetëra mijëra euro.
Ajo është dërguar në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT- Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”