Arrestohet një zyrtare policore serbe në Zubin Potok
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok.
Arrestimi i sotshëm i të dyshuarës (zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.
Operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe policisë, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose organizim i grupit lriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me mallra”, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Dhënie e ryshfetit”, “tregti e ndaluar”, etj.