I arrestuari për kriptovaluta në Kamenicë bëri tregti të ndaluar

20 korrik 2018 | 21:24

Një person me inicialet F.K në Kamenicë është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka kryer tregti të ndaluar dhe se i është shmangur pagesave të tarifave të detyrueshme doganore.

Pas bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar shtatë pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

I dyshuari është arrestuar nga Njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, prokurori ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë.

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992) të vjedhura më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë…