Arrihet armëpushimi në Gaza
Grupet palestineze dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës në orët e vona të së hënës pas dy ditëve me tensione.
Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 23 e 30 minuta të së hënës sipas kohës lokale, bazuar në të dhënat që i ofroi një zyrtar i grupeve palestineze.
Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka deklaruar që se paku tetë palestinezë janë lënduar gjatë sulmeve të Izraelit në këtë pjesë.
Tensionet mes Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza u rritën pas vrasjes së një palestinezi dhe lëndimit të tre të tjerëve afër rrethojës së sigurisë, shkruan “Anadolu”.
Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore mbi pozicionet e grupit “Xhihadi Islamik” në Siri dhe në Rripin e Gazës, duke i lënë të vrarë dy militantë.
Ushtria izraelite njoftoi se nga Gaza janë hedhur 50 raketa, ndërsa rreth 90 për qind e tyre janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.