Arrihet koalicioni PDK – AAK në Malishevë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje për garën e balotazhit në Malishevë.
Lajmin e ka bërë me dije dega e PDK-së në Malishevë.
“Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës. Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën. PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës”.
“Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe. Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton”, është thënë në komunikatën e degës së PDK-së në Malishevë.