
Arrihet marrëveshja, Ancelotti te Napoli
23 maj 2018
| 15:46
Carlo Ancelotti pritet të jetë trajner i ri i Napolit.
Mediet italianë kanë raportuar se marrëveshja ne mes drejtuesve te skuadrës së Napolit dhe trajnerit të famshëm italian është arritur, kurse zyrtarizimi do të bëhet më 1 qershor.
Ish-trajneri i Milanit dhe PSG-së në edicionin që përfundoi ishte trajner i Bayern Munchen, por pas rezultateve të dobëta është shkarkuar. Ndërsa, tash do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Napolin, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)