Arrihet marrëveshja, Goretzka në verë i bashkohet Bayernit
17 janar 2018
| 10:44
Leon Goretzka sezonin e ri me të gjitha mundësitë do të veshë fanellën e Bayern Munchen.
Mesfushori pëlqehet prej kohësh nga “bavarezët” dhe në muajin qershor do të largohet me parametër zero nga Schalke 04.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness pranoi se marrëveshja është arritur po palët ende nuk kanë firmosur kontratën. Sipas numrit një të klubit gjerman kjo do të ndodhë kur mjekët të japin miratimin e tyre për gjendjen e 22-vjeçarit.