Arrihet marrëveshja, Lara Colturi do të vazhdojë të garojë për Shqipërinë

30 prill 2025 | 12:59

Federata Shqiptare e Skive, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram” pak minuta më parë, ka njoftuar se skiatorja Lara Colturi do të vazhdojë të jetë pjesë e Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Prej ditësh ishte përfolur një largim i saj drejt Italisë, vendit të saj të lindjes. “Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe sportin e skive. Është arritur marrëveshja që sportistja Lara Colturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë edhe për sezonin sportiv 2025-2026. Po punohet intensivisht për detajet e kontratës”, thuhet në deklaratën e Federatës Shqiptare të Skive. “I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë. Përveç sportit dhe karrierës në sport, Lara mbyll këtë vit edhe studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, thuhet më tej në deklaratën e publikuar.

Siç dihet, vitin tjetër do të zhvillohen në Milano-Cortina (Itali) Lojërat Olimpike Dimërore dhe Lara Colturi ka shanse të sigurojë medalje. Këtë sezon, ajo u ngjit tri herë në podium në garat e Kupës së Botës për femra në ski (dy vende të dyta dhe një të tretë). Pak javë më parë u përfol se Colturi, 18 vjeçe, mund të rikthehej të garonte për vendin e saj, pasi kishte bërë kërkesë në KOKSh për ndryshimin e kombësisë (ajo ka pasaportë shqiptare prej disa vitesh). Ajo ka nderuar flamurin kuqezi në garat e Kupës së Botës sezonin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Transparency International…