
Arrihet marrëveshja LDK-AAK, partia e Haradianjt do t’i këtë katër ministri dhe zëvendëskryeministrin e parë
29 prill 2020
| 13:27
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë së re.
Ai pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije se kjo parti do të udhëheq me katër ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministër.
“AAK-ja do të udhëheq me katër ministri dhe me zëvendëskryeministrin e parë. Besnik Tahiri do të jetë zëvendëskryeministër i parë, Selim Selimi do të jetë ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj, ministre e Jashtme, Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë Haradinaj.