Arrihet marrëveshja për draft-statutin e “Trepçës” (Dokument)
23 janar 2019
| 15:45
Bordi mbikëqyrës i “Trepçës”, i kryesuar nga Ardian Syla, si dhe kryetari i Sindikatës së kësaj ndërmarrje, Shyqiri Sadiku, janë dakorduar sot për draft-statutin e “Trepçës”, i cili pritet që të procedohet në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Po ashtu lidhur me këtë janë deklaruar për gazetën “Epoka e re” edhe kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, si dhe kryetari i sindikatës, Shyqiri Sadiku.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”.
/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ