Arrihet marrëveshja për punësimin e 250 të rinjve në Kosovë

08 gusht 2018 | 17:45

Astrit Panxha nga  Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka nënshkruar grant marrëveshje me “USAID EMPOWER”, sektori privat, në partneritet me SIDA, për implementimin e projektit “On the Job Training Program” (Programi për Trajnimin në Punë).

Ky program ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre profesional.

“USAID EMPOWER”, sektori privat së bashku me KPK-në dhe partnerë të tjerë janë duke zhvilluar këtë program i cili synon ngritjen e aftësive profesionale tek të rinjtë dhe rritjen e mundësisë së punësimit të tyre.

“Komunat në të cilat do të fillojë të implementohet ky program janë komuna e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Përfituesit e këtij projekti do të jenë 250 kandidatë nga këto komuna, të cilët do të trajnohen në punë. Në përfundim të trajnimeve, disa prej kandidatëve do të kanë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i përfshirjes sociale të rinjve të papunësuar nëpërmjet sigurimit të mbështetjes dhe aftësimit profesional të tyre në tregun e punës”, është thënë në njoftimin  e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, gjatë javëve në vazhdim KPK-ja do të njoftojë se kur do të hapen edhe aplikimet për pranimin e kandidatëve në secilën komunë në të cilën parashihet implementimi i këtij programi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike…