Arrihet marrëveshja për rihapjen e Qeverisë amerikane
22 janar 2018
| 20:23
Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane është vendosur që të përfundojë pasi republikanët dhe demokratët e Senatit votuan për të miratuar marrëveshje për ligjin e financimit.
Senatori, Chuck Schumer, tha se demokratët do të mbështesin projekt-ligjin dhe se negociatat me republikanët për migrimin do të vazhdojnë.
Schumer tha se mbyllja treditëshe e qeverisë pritet të përfundojë brenda orësh,
transmeton Klan Kosova.
“Ne do të votojmë sot për të ri-hapur qeverinë për të vazhduar negociatat për një marrëveshje globale”, tha Schumer.