Arrihet marrëveshja për rikthimin e Neymarit në Barcelonë
29 gusht 2019
| 16:44
Neymari do të jetë lojtar i ri i Barcelonës. “Sky Sport Italia” raporton se marrëveshja në mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës për rikthimin e yllit brazilian në “Camp Nou” është arritur.
Barça për 27-vjeçarin do të paguan një shumë të lartë parash dhe ka ofruar shërbimet e Jean-Clair Todibo dhe Ivan Rakitiqin, derisa ende nuk është vendosur për Ousmane Dembelen.
Neymari ishte larguar nga Barcelona dy vjet më parë për shifrën rekord prej 222 milionë euro.
/Epoka e re/