Arrihet marrëveshja për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë

30 shtator 2021 | 12:32

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve.

“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për depërshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard zbarkoi te Real Madridi në verën e vitit…