Arrihet marrëveshja për transferimin e Depayt në Barcelonë

15 shtator 2020 | 10:50

Shansi i dytë për Memphis Depay. Me Manchester United, që e kishte blerë 34 milionë euro nga PSV, nuk ia doli, kurse tani duhet të tregojë se është lojtar i madh me fanellën e Barcelonës.

Ronald Koeman e do në ekip dhe tani raportohet se katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Lyon. Sulmuesi anësor ishte bindur prej ditësh nga propozimi i bërë dhe gjatë kësaj jave pritet që ky transferim të zyrtarizohet.

Lyon do të përfitojë nga shitja e sulmuesit 30 milionë euro, ndërkohë që holandezi e pret një kontratë e vlefshme deri në mes të vitit 2024. Koeman e njeh mirë Depay, pasi e ka pasur nën urdhra te kombëtarja holandeze dhe pret ta ndihmojë Barcelonën e tij për arritjen e objektivave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për…