Arrihet marrëveshja për transferimin e Thiagos në Liverpool

17 shtator 2020 | 14:05

Liverpooli ka bërë ofertë prej 30 milionë euro për Thiago Alcantaran, që besohet se është pranuar nga Bayern Munchen.

Të dy klubet kanë pasur negociata gjatë gjithë verës duke kërkuar që të arrijnë marrëveshje për spanjollin. Mediumi i njohur “The Athletic”, fillimisht kishte raportuar se bisedime janë përshpejtuara të hënën, pasi Bayerni dëshironte një marrëveshje të mbyllur para fillimit të sezonit në Bundesliga.

Si rezultat i kësaj më në fund është rënë dakord për çmimin dhe 29-vjeçari do të jetë së shpejti në “Anfield Road”. Mësohet se oferta që është pranuar nga gjermanët kap shifrën e 30 milionë eurove. Lojtari kishte dëshirë për një sfide të re pasi kaloi shtatë vjet te Bayern dhe fitoi të gjithë trofetë sezonin që lamë pas.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjurmët e agjentit nervor, me të cilin supozohet të jetë…