
Arrihet marrëveshja për transferimin e Wangerit në Bayern
19 dhjetor 2017
| 14:02
Sulmuesi i Hoffenheimit, Sandro Wangner, shumë shpejt do të bëhet lojtar i Bayern Munchenit.
Drejtuesit e Bayernit mësohet se kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e Hoffenheimit për transferimin e 30-vjeçarit të kombëtares gjermane te kampionët e Bundesligës.
Wagneri do t’i kushtojë Bayernit 12 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.
Gjatë këtij sezoni sulmuesi 1.94 metra i gjatë është aktivizuar në 11 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar 4 gola.