Arrihet marrëveshja Shqipëri – Hungari për certifikatën e vaksinimit
08 qershor 2021
| 16:02
Shqiptarët e vaksinuar do të udhëtojnë lirshëm në Hungari pasi është arritur marrëveshja e parë në mes të Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.
Shqipëria dhe Hungaria pritet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. Kjo marrëveshje është arritur të martën gjatë takimit Rama – Orban në Budapest.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Hungari ku ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Viktor Orban.